Kroos: Reali dhe Bayerni nuk dallojnë shumë

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos beson se nuk ekziston ndonjë dallim i madh ndërmjet skuadrës së tij dhe asaj të Bayernit.

Sport

26/01/2015 10:51

Toni Kroos ka thënë se Real Madridit dhe Bayern Munich nuk dallojnë shumë ndërmjet veti, duke shtuar se të dy klubet kanë lojtarë të mëdhenj brenda saj.

“Të luash me një yll siç është Ronaldo është një gjë me të vërtetë briliante”, tha Kroos për faqen zyrtare të DFB.

“Sidoqoftë, edhe Bayerni ka shumë yje dhe lojtar të klasit  botëror. Në nivelin e sportit, këto dy skuadra nuk dallojnë shumë ndërmjet veti. Të dy janë top skuadra”, përfundoi gjermani.