Kroos paralajmëron Bayernin para ndeshjes

Sipas gjermanit, Bayerni është më i fortë me Jupp Heynckes.

Sport

25/04/2018 18:59

Toni Kroos ka folur para ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij, Bayern Munchen.

Sipas gjermanit, Bayerni është më i fortë me Jupp Heynckes, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të përballen dy skuadra shumë të forta me njëratjetrën. Është gjysmëfinalja e Championsit dhe ne e dinim që do të jetë e fortë”, deklaroi Kroos.

“Bayerni luan shumë më mirë me Hejnkesin dhe kanë siguruar kampionatin gjerman. Mendoj se këtë vit janë më mirë nga aspekti fizik sesa vitin e kaluar”, shtoi ai. /Lajmi.net/