Kroos nuk është në shitje

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka insistuar se Toni Kroos nuk do të transferohet në Manchester United gjatë verës. 24-vjeçari nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës aktuale të paraparë të skadojë në qershor 2015, ndërsa David Moyes u paraqit së bashku me menaxherin e tij gjatë një vizite në Gjermani në janar.…

Sport

01/04/2014 06:30

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka insistuar se Toni Kroos nuk do të transferohet në Manchester United gjatë verës.

24-vjeçari nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës aktuale të paraparë të skadojë në qershor 2015, ndërsa David Moyes u paraqit së bashku me menaxherin e tij gjatë një vizite në Gjermani në janar.

Më herët gjatë këtij muaji, Kroos refuzoi të përjashtonte mundësinë e transferimit në United gjatë verës, por Bayern ka ritheksuar se mesfushori nuk do të lejohet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

“Toni Kroos do të luajë në fanellën e Bayern Munichut edhe edicionin e ardhshëm”, deklaroi Rummenigge.

Kroos ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në Bayern i pyetur rreth kontratës së tij dhe pranoi se “shumëçka është e mundur” kur u pyet nëse do të konsideronte transferimin në një klub që nuk do të paraqitet në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.