Kroos me mesazh special pas largimit të Lopetegui nga Reali

Toni Kroos e ka cilësuar humbje të madhe për lojtarët e Real Madridit largimin e Julen Lopetegui.

Sport

30/10/2018 19:37

Real Madrid të hënën ka dalë me një komunikatë në të cilën ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin e trajnerin Julen Lopetegui, dhe në vend të tij ka emëruar Santiago Solarin.

Mesfushori gjerman në rrjetet sociale ka shprehur keqardhjen për largimin e Julen, të cilin e ka cilësuar një trajner dhe person të madh.

“Humbja më e madhe për lojtarët është kur largohet trajneri”, ka shkruar Kroos.

“Sidomos në këtë çështje sepse ai është një trajner dhe një person i madh. Faleminderit Julen”./Lajmi.net/