Kroos me deklaratë shokuese për disa gjermanë pas fitores jetike ndaj Suedisë

Pas takimit, Kroos deklaroi që shumë njerëz, edhe gjermanë, deshën eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës.

Sport

24/06/2018 09:00

Toni Kroos ishte heroi i Gjermanisë në ndeshjen ndaj Suedisë.

Ai përmirësoi gabimin që e bëri te goli i suedezëve, duke realizuar golin e fitores në fund të sfidës, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas takimit, Kroos deklaroi që shumë njerëz, edhe gjermanë, deshën eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës.

“Duhet ta fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm. Shumë njerëz donin që ne të largoheshim para kohe nga kjo Kupë Bote, edhe gjermanë, por nuk do t’ia bëjmë aq të lehtë”, deklaroi Kroos.

“E merituam fitoren, ushtruam presion, dhe megjithëse nuk krijuam shumë, në fund mjaftoi për të fituar”.

“Tani nuk kemi shumë kohë për të pushuar pasi kemi ndeshjen e radhës ndaj Koresë të cilën duhet ta fitojmë patjetër”, shtoi ai. /Lajmi.net/