Kroos: Kupa e Botës nuk mjafton

Mesfushori i kombëtares gjermane, Toni Kroos ka thënë se ai dhe e gjithë skuadra e tij, nuk duhen të kënaqen vetëm me trofeun e Kupës së Botës.

Sport

07/09/2014 14:08

Toni Kroos ka kërkuar t’i jap motivim kombëtares së Gjermanisë, duke thënë se Kupa e Botës nuk mjafton për ata.

“Të jesh kampion bote me Gjermaninë, është thjeshtë e shkëlqyer. Nuk ka gjë tjetër më të mirë që mund të fitosh në këtë sport”.

“Ne kemi punuar me vite të tëra për këtë ditë, për këtë arritje. Tani ne e kemi këtë titull”.

“Ne tani duhet të shikojmë për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Euro 2016. Duhet të shënojmë patjetër fitore”.

“Kupa e Botës nuk duhet të jetë gjithçka për ne. Ne dëshirojmë të përjetojmë përsëri këtë ndenjë dhe këtë triumf”, tha Kroos.