Kroos kundër Sevillas

Përforcimi i ri i Real Madridit, Toni Kroos do të jetë titullar në ballafaqimin e Superkupës së Evropës kundër Sevillas, duke zënë vendin e të suspenduarit, Xabi Alonso.

Sport

07/08/2014 17:36

Në vend të Xabi Alonsos së suspenduar, përforcimi i ri Toni Kroos do të jetë titullar për Real Madridin në ballafaqimin kundër Sevillas në Superkupën e Evropës, në Cardiff më 12 gusht.

E përditshmja sportive spanjolle “AS” ka bërë të ditur se ish ylli i Bayern Munichut është përzgjedhur nga trajneri Carlo Ancelotti për të zëvendësuar Alonson.

Duke marrë parasysh përvojën e Kroosit dhe paraqitjen e vazhdueshme në nivelin më të lartë, nuk pritet të paraqet ndonjë problem.