Kroos konfirmon transferimin në Real

Toni Kroos ka konfirmuar edhe zyrtarisht se nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Real Madrid. Mesfushori gjerman thotë se i realizoi dy ëndrra, pas asaj të triumfit në Botëror.

Sport

14/07/2014 10:06

Toni Kroos ka treguar se ka nënshkruar kontratë me Real Madridin, të cilit do t’i bashkohet shumë shpejt.

Mesfushori gjerman e priti përfundimin e Botërorit, ashtu siç kishte paralajmëruar, për ta treguar të ardhmen e tij.

“Isha i përqendruar në Botëror, për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Tash do të shkoj të luaj në Real. Kështu, janë dy ëndrra që u realizuan”, ka thënë tashmë ish futbollisti i Bayern Munichut.

Kroos zhvilloi një Botëror fenomenal, duke qenë protagonistë në çdo ndeshje dhe duke e ndihmuar Gjermaninë të shpallet kampione e Botës.

Reali ia ka paguar Bayernit 25 milionë euro për Kroos, të cilin mund ta prezantojë në ditët e ardhshme.