Kroos ikën nga Bayern

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit nga kampioni i Bundesligës, pas spekulimeve rreth transferimit në Manchester United. 24-vjeçari ka kontratë me gjigantin bavarez deri në qershor të vitit 2015 por bisedimet e deritashme për vazhdimin e saj nuk kanë sjell sukses. Manchester United është duke e monitoruar me…

Sport

28/01/2014 14:10

Mesfushori i Bayern Munichut, Toni Kroos ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit nga kampioni i Bundesligës, pas spekulimeve rreth transferimit në Manchester United.

24-vjeçari ka kontratë me gjigantin bavarez deri në qershor të vitit 2015 por bisedimet e deritashme për vazhdimin e saj nuk kanë sjell sukses.

Manchester United është duke e monitoruar me kujdes situatën e tij në Bayern dhe Kroos ka pranuar se mund të lëviz larg Gjermanisë në të ardhmen.

“Nuk mund të përjashtoj asgjë”, deklaroi Kroos për Kicker i pyetur për të ardhmen e tij.

“Kam kontratë me Bayern Munichun. Aktualisht nuk kemi të caktuara bisedime të tjera. Andaj, do të përqendrohem plotësisht në pjesën e dytë të sezonit. Ka situata edhe më të rënda në jetë. Luaj në një top klub, me një top trajner. Jam i kënaqur, por në të ardhmen duhet të merret një vendim”, u shpreh ai.