Kroos i lumtur që do ta takojë Schalken (Foto)

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është shprehur i lumtur që do ta takojë Schalken në Ligën e Kampionëve, pasi do t’ia mundësojë atij një ‘rikthim’ në Gjermani.

Sport

15/12/2014 12:52

Reali do ta ketë përballë skuadrën e Schalkes në fazën e 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Kroos është shprehur i lumtur me këtë short, pasi do ta takojë bashkëlojtarin e tij te Gjermania, Bene Hoëedes.

“Çfarë shorti për Ligën e Kampionëve! Duke shikuar që të takohem me Howedesin dhe Schalkes me suadrën e Real Madridit”, ishte postimi i Kroosit në Twitter.

Ai gjithashtu ka postuar një fotografi, ku shihet bashkë me Howedesin dhe Gotzen, duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës.