Kroos e ka një mesazh për tifozët e Bayernit

Shorti ka përballur Toni Kroos ndaj ish-skuadrës së tij.

Sport

26/03/2017 11:30

Gjermani i Real Madridit do ta ketë përballë Bayernin e Munichut në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Nuk frikësohem nga Bayerni. Nëse dëshironi të fitoni Ligën e Kampionëve, ju duhet të mposhtni Bayernin ose Barcelonën”, deklaroi Kroos, përcjellë “lajmi.net”.

“Mua gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat e mëdha në futboll. Më ka pëlqyer të luajë kundër skuadrave më të forta”, shtoi Kroos.

Ai vlerëson se Reali ka mundësi të mira për të eliminuar Bayernin.

Kroos foli edhe për trajnerin e gjermanëve, Carlo Ancelotti, duke e konsideruar atë si trajner shumë pozitiv, që krijon atmosferë fantastike në skuadër. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6