Kroos do të shkojë në Real

Mesfushori i Bayern Munich, Toni Kroos do të transferohet në Real Madrid. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i nderit i gjigantit bavarez, Franz Beckenbauer.

Sport

11/07/2014 22:49

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka konfirmuar se mesfushori Toni Kroos do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli gjerman do të transferohet në Real Madrid. “Më vjen keq, do të humbim një futbollist të nivelit botëror”, deklaroi Beckenbauer për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.

“Pa dyshim se një futbollist ka ambiciet e tij dhe krijimi i përvojës në një klub si Real Madrid nuk ka çmim”, u shpreh legjenda e klubit nga Allianz Arena.

Kroos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionin e Bundesligës, duke mos pranuar vazhdimin e qëndrimit në Munich.