Kroos: Do të jetë e vështirë pa 50 golat e Ronaldos

Mesfushori i “Real Madrid” Tony Kroos ka thyer heshtjen pas largimit të Cristiano Ronaldos te “Juventus” si dhe për shpalljen e mesfushorit kroat Luka Modric, lojtar i vitit në Botërorin “Rusi 2018”.

Sport

06/08/2018 20:38

Sipas mesfushorit pas largimit të portugezit, i cili shënoi 450 gola në 438 ndeshje, do të jetë e vështirë që të kompensohen 50 golat që ai shënonte në një sezon.

“Cristiano ishte një “fanar” i rëndësishëm për ne në vitet e fundit dhe mjaft i rëndësishëm për suksesin e skuadrës. Unë jam plotësisht i bindur për skuadrën tonë dhe do të jetë mjaft e vështirë që të fitojmë tituj,” u shpreh Kroos.

Gjatë fjalës së tij, Kroos i cili u zgjodh edhe si lojtari më i mirë gjerman për vitin 2018, nuk ishte i habitur për nivelin e treguar nga Modric në Rusi.

“Ne kemi qenë shokë skuadre për 4 vite dhe e di mjaft mirë sesa i jashtëzakonshëm është Modric”, u shpreh ai.

Në fund, Kroos përshëndeti dhe ardhjen e Lopetegui-t në stolin e “Real Madrid”.

“Jam duke u stërvitur me të rreth një jave dhe kjo është mjaft emocionuese për mua, pasi unë nuk e njihja atë më parë si dhe aftësitë motivuese që ai ka. Kolegët e mi spanjollë më kanë folur gjëra të mira rreth tij dhe dëshiroj që të vijoj punën me të”, përfundoi Kroos.