“Kroos dhe Modric fajtorë për formën e dobët të Realit”

Real Madrid po kalon krizën më të madhe në vitet e fundit.

Sport

18/10/2018 12:20

‘Los Blancos’ nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit, e më e rëndë bëhet kur dihet se në këto katër ndeshje skuadra e Julen Lopetegui nuk ka arritur të shënoi së paku një gol.

E këtë formë të dobët të Real Madridit, ‘Marca’ e lidh me Toni Kroosin dhe Luka Modricin.

Kroos ka gjashtë ndeshje pa fitore, mes klubit dhe kombëtares, nga humbja me Sevillën, në humbjen kundër Francës, kur edhe shënoi golin e vetëm për Gjermaninë nga penalltia, që në minuta shkon 540 minuta pa fitore.

Modric në anën tjetër luajti me Kroacinë që barazoi 0-0 kundër Anglisë, ku në pesë ndeshjet e fundit skuadrat që ai ka luajtur nuk kanë shënuar gol./Lajmi.net/