Kroos: Champions i jep Realit super-fuqi

.

Sport

24/04/2018 18:35

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për shanset e Realit për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ai tha që ky kompeticion i jep skuadrës së tij super-fuqi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ky është kompeticioni më i vështirë për t’u fituar, mbase kjo na jep superfuqi. Emocionet gjithmonë luajnë një rol, sidomos në Champions League në Bernabeu”, deklaroi Kroos.

“Kjo mund të shihet edhe në paraqitjet tona. Shumë lojtarë anë luajtur në ndeshje të mëdha dhe ne mund të ruajmë qetësinë në situata të vështira pasi e dimë se mund të mposhtim këdo”.

“Edhe kur nuk fitojmë, mund ta ndryshojmë ndeshjen. Kemi përjetuar shumë situata dhe nuk frikësohemi”, shtoi ai. /Lajmi.net/