Krofnet, ide e përkryer për mëngjes (Receta)

Krofnet është një lloj embëlsire që përgatitet me miell, qumësht, vezë dhe mund të mbushet në brendësi, me reçel, çokokrem, çokollatë apo sheqer pluhur.

Lifestyle

02/03/2016 05:41

Përbërësit

500 ml qumësht
5 lugë sheqer
1 lugë kripë
4 kokrra vezë
Vaj misri
I kg miell
Maja buke
Sheqer pluhur
Reçel ose çokollatë

Përgatitja

Si fillim do të përgatisim brumin. E përziejmë majanë e bukës me pak qumësht.
Më pas hedhim  4 të verdhat e vezëve duke shtuar sheqerin dhe pak kripë.
Shtojmë miellin dhe të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me njëra-tjetrën, derisa brumi të formohet dhe mos të ngjisë. Brumin e përgatiur e vendosim  në një enë dhe pasi e mbulojmë, do të presim derisa të vijë.
Kur brumi të këtë ardhur, e ngjeshim brumin me pak ujë. E fusim brumin edhe njëherë në enë dhe e mbulojmë.
Presim pak,  derisa brumi të jetë gati, në mënyrë që të hapim petët. Për të hapur petët, brumit i shtojmë pak miell të thatë.
Mund të përdorim një gotë, për ti dhënë petave formë të rrubullakët dhe pasi i kemi bërë në formë të tillë, i mbulojmë për gati 40 minuta. Në tigan, hedhim vaj dhe i vendosim krofnet për t’u skuqur. Mund t’i mbushni brenda me reçel, marmaladë ose çokollatë, sipas dëshirës. Pjesës së sipërme të krofnes, mund t’i shtoni sheqer pluhur.