Kroatët tallen me Serbinë për vendimin e CAS-it

Mediat kroate kanë ngacmuar Serbinë pas vendimit të CAS-it që i dhuroi fitoren Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Sport

10/07/2015 22:43

Portali kroat “Gol.hr” ka ngacmuar Serbinë pas vendimit të CAS-it që i dhuroi fitoren Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Derisa Gjykata në Lozanë e shpalli fituese skuadrën kuqezi, serbët u turpëruan edhe për tepër me vendimin për penalizim me tri pikë që i ka lënë ata në aktualisht -2 pikë.

“Serbia në nokaut përfundimtar, CAS i ka dhuruar Shqipërisë tri pikë për ndeshjen në Beograd”, shkruan portali kroat.