Kroatët shuplakë Serbisë: Këto kushte i plotëson Serbia, ose kurrë në BE

Kroacia tani anëtarë me të drejta të plota i Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar Serbinë, se po nuk i përmbushi disa kushte të raporteve Beograd-Zagreb, do ta përdor të drejtën e vetos, dhe shteti fqinj kurrë nuk mund ta shohë vetën anëtare të familjes evropiane.

Lajme

04/06/2015 15:06

Mediat serbe shkruajnë se as ekstradimi i Velko Mariqit në Zagreb, i dënuar në Serbi për krime lufte, me sa duket nuk po kënaq oreksin e Kroacisë, e cila i ka vënë kushte të reja Beogradit, të cilat sipas tij siç thonë ata duhen ti përmbushin nëse dëshirojnë BE-në, transmeton lajmi.net.

Anëtarja kroate e Parlamentit Evropian, Marijana Petir, ka deklaruar se legjislacioni në vendin e saj në bazë të asaj se si është dënuar Mariq përbën rrezik edhe për rreth 300 qytetarë kroatë.

“Analiza ligjore tregon se bëhet fjalë për një ligj hibrid, i cili javën e kaluar i është dërguar shumë adresave në BE, dhe mu për këtë do të kërkojmë që Serbia ta heq atë liq”, ka shtuar ajo.

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes “Danas”, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka deklaruar se ekstradimi i Mariqit nuk është ndonjë koncesion politik i Zagrebit, por vendim i gjykatës serbe.

“Serbia ka dëshmuar se është e angazhuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa tani është radha që fqinjët tanë të dëshmojnë një gjë të tillë. Presim që Kroacia të mos i përdor çështjet e pazgjidhura dypalëshe për të ndaluar integrimin tonë evropian. Ne ende kemi çështje të mbetura pezull, por ato nuk do të duhej të zgjidheshin me shantazhe në institucionet evropiane”, ka shtuar Daçiq.

Kushtet e Zagrebit për Beogradin janë:

Ndryshimi i Ligjit serb për të gjykuarit për krime lufte

Dënimi i deklaratave dhe lëvizjet e Vojisllav Sheshelit

Korrigjimi i kufirit në Danub

Gërmimet e varrezave dhe çështjet e personave të zhdukur (1,100)

Kthimi i pasurive kulturore të marra vite më parë

Prokuroria për krime lufte (lajmi.net)