Kroatët kundër anëtarit të tyre të zgjedhur në Presidencën e Bosnjës

Rreth 10.000 kroatë morën pjesë në një protestë në Mostar kundër zgjedhjes së Zheljko Komshiqit si anëtar të Presidencës së Bosnjës.

Lajme

12/10/2018 08:52

Pjesëmarrësit paralajmëruan se bashkëjetesa në Bosnje nuk mund të ndërtohet duke mohuar vullnetin politik kroat dhe duke bërë thirrje për ndryshime në Ligjin zgjedhor, raporton Hina.

Një ditë më parë, Zheljko Komshiq ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur.

“Unë me të vërtet dua që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në atë mënyrë si dy vende fqinje dhe miqësore. Nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur. Që ta dini, ky është mendimi im, tha ai.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta në Serbi, transmeton Klan Kosova.