Kroacia, Shqipëria e Mali i Zi diskutojnë rrugët për pastrimin e Adriatikut

Ministri kroat i Mbrojtjes së Mjedisit dhe i Energjisë, Tomislav Coriç dhe homologët e tij shqiptar, Blendi Klosi dhe ai malazez, Pavle Raduloviç diskutuan dje në Dubrovnik mbi zgjidhjet e mundshme lidhur me ndotjen e detit Adriatik nga mbeturinat, thuhet në një komunikatë për median nga zyra e shtypit e ministrisë respektive kroate.

Lajme

21/02/2018 13:54

“Tri vendet janë nënshkruese të Konventës së Barcelonës dhe, duke patur parasysh rëndësinë e një ambienti të pastër dhe të një turizmi të qëndrueshëm, nënvizuan rëndësinë e zbatimit të kësaj konvente si edhe të planit rajonal për menaxhimin e mbetjeve në det për të ulur nivelin e ndotjes në Adriatik”, tha kjo ministri në komunikatën për shtyp, njofton HINA.

Ministrat ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit sipas marrëveshjeve ekzistuese si edhe për të aplikuar për thithjen e fondeve të BE-së dhe të Fondit Global Mjedisor për financimin e projekteve.

Ministria kroate shprehu dëshirën për të ndihmuar teknikisht Shqipërinë dhe Malin e Zi si edhe për të ndarë informacionion nëpërmjet programit të unionit TAIEX për t’i ndihmuar këto shtete me përpilimin e kegjislacionit për menaxhimin e mbetjeve.