Kroacia nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Kosovës (FOTO)

Federata e Futbollit e Kroacisë ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Kosovës në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Sport

28/09/2016 15:28

Federata e Futbollit e Kroacisë ka publikuar lajmin për nxjerrjen në shitje të biletave për duelin kundër Kosovës në kualifikime për “Kampionatin botëror 2018”.

Tifozët mysafirë nga Kroacia do të jenë në sektorin E4/E5, ndërsa çmimi për një biletë do të jetë 55 kuna (7 euro), shkruan “Lajmi.net”.

Kroatët bëjnë të ditur se biletat mund t’i rezervojnë të gjithë shtetasit kroat, derisa një pëson mund të rezervoj deri në 4 bileta.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.