Kroacia me mungesë të madhe kundër Anglisë, Rakitic kthehet në Barcelonë

Kroacia do të përballet me Anglinë, pa njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Ivan Rakitic.

Sport

16/11/2018 20:34

Rakitic u detyrua ta lë në gjysmë ndeshjen kundër Spanjës, pas një lëndimi të pësuar.

Ai duket se do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Anglisë, në të cilën ndeshje një fitore mund të dërgojë në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

“Kërkova zëvendësimin sepse nuk ndihesha mirë” ka thënë Rakitic pas fitores së Kroacisë kundër Spanjës, transmeton lajmi.net.

Zlatko Dalic, trajneri i Kroacisë, ka konfirmuar lëndimin e mesfushorit të Barcelonës.

“Ai do të kthehet në Barcelonë sepse ka pësuar një lëndim. Unë nuk i rrezikoj lojtarët nëse ka edhe një lëndim prej më të thjeshtëve. Ne duam lojtarë të shëndetshëm dhe të gatshëm. Rakitic momentalisht nuk është 100% i gatshëm për ndeshjen dhe fatkeqësisht udhëtojmë pa të” ishin fjalët e trajnerit. /Lajmi.net/