Kroacia ia bën “bajat” Serbisë për Kosovën (FOTO)

Portali kroat “Index” ka vetëm lëvdata për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

06/09/2016 12:55

Portali kroat “Index” ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës pas barazimit 1:1 kundër Finlandës në ndeshjen e parë të kualifikimeve për “Kampionatin botëror 2018”.

“Kosova sonte nuk ka fjetur, kurse e gjithë bota ua ka zili”, është titulli i publikuar nga “Index.hr”, përcjell “Lajmi.net”.

Me një artikull përplot me fotografi nga ndeshja dhe tifozët, kroatët ua bënë “bajat” mediave serbe që si zakonisht filluan të gjejnë “skandale” në takimin e parë të Kosovës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.