Kroacia e pakënaqur me ekipin e Kosovës, arsyeja e çuditshme (FOTO)

Ekipi i Kroacisë është ankuar se në konferencën e skuadrës së Kosovës nuk pati fare përkthim në gjuhën kroate.

Sport

06/10/2016 07:27

Mediat kroate janë ankuar se gjatë konferencës për media të ekipit të Kosovës nuk pati përkthim në gjuhën kroate.

Selektori Albert Bunjaki, kapiteni Samir Ujkani dhe mesfushori Hekuran Kryeziu u paraqitën para mediave dhe thjesht u larguan, pa përkthim të deklaratave të tyre në gjuhën angleze apo kroate, shkruan portali kroat “Jutarnji List”, përcjell “Lajmi.net”.

Pas tyre ishte radha e Kroacisë. Kapiteni Vedran Çorluka u ankua po ashtu në mungesë të përkthyesve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.