Kroacia e kërkon kthimin e Sheshelit në burg

Deklarata e Partisë Radikale Serbe se nuk do të heqin dorë nga Republika Srpska, Krahina dhe Vukovari, ka ngjallur reagime të ashpra në Kroaci, shtet ky që kërkon reagime nga Serbia që ta kthejë liderin e kësaj partie, Vojsllav Sheshelin në Burgun e Hagës. 

Lajme

19/11/2014 21:32

Reagime ndaj lirimit të përkohshëm të Sheshelit ka bërë presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, i cili ka dërguar letër kryetarit të Tribunalit të Hagës, Theodor Meron, dhe zyrtarëve serbë duke e quajtur prezencën e Sheshelit në Beograd si faktor destabilizues.

Edhe ministri i drejtësisë së Kroacisë, Orsat Miljeniq i cili ka kritikuar deklaratat e radikalëve serbe, duke thënë se “qëndrimet e të dënuarit për krime lufte dhe liderit të radikalëve serbë, tregon se vendin i tij është në burg, ndërsa e gjithë situata pas lirimit të tij është e papranueshme”.