Kroacia do të legalizojë përdorimin e mariuhanës

Kroacia po shqyrton mundësinë që ta legalizojë mariuhanën mjekësore, duke e ndryshuar ligjin aktual në këtë vend. 

Lajme

16/11/2014 23:57

Para pak ditësh ministri kroat i Shëndetësisë ka deklaruar se vendi do të lejojë kultivimin e kontrolluar industrial të mariuhanës, qeveria mund të shkojë edhe më tutje duke lejuar edhe përdorimin legal të kësaj substance, për qëllime mjekësore.

Ministri Sinisha Varga, tha se do të krijohet një organ profesional i cili në bashkëpunim me Agjencinë kroate për Produkte Medicinale do të shqyrtojnë nëse do të duhet të lejohet përdorimi i saj dhe në çfarë mënyre.

“Përgjigja do të merret nga profesionistët. Në qoftë se ata thonë se në Kroaci duhet të legalizohet përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore, atëherë ne do ta mbështesim atë”.