Kroaci: Turizëm në kurriz të natyrës

Liqenjtë Plitvice, parku më i vjetër i Evropës Juglindore, vendi ku është xhiruar filmi i famshëm Winnetou janë në rrezik, sepse shtimi i turistëve po sjell me vete edhe shtimin e ndërtimeve ilegale.

Lajme

29/05/2018 12:11

Ambientalisti Ivica Jandrić jeton afër lieqeveve dhe vjen shpesh këtu. Atij i pëlqen shumë ky vend me ujvara. “Ky është një nga vendet më të bukura të planetit, monument natyre, që mbrohet nga UNESCO. Deri para pak kohësh ujrat këtu kanë qenë më të pastrat në botë. Por, ndërtimet pa leje kanë shkaktuar shumë dëme dhe këtu nuk mund të lahesh më ose të pish ujë.” – tregon Ivica. Ndër të tjera mungojnë edhe kanalizimet.

West Balkan Länder - Kroatien - Silbersee (Imago/blickwinkel/U. Gernhoefer)

Liqenet ndodhen në rrezik akut, sepse këtu vijnë çdo vit dy milionë turistë. UNESCO ka kërcënuar se do ta heqë statusin e trashëgimisë botërore, sepse ky status nuk jepet për vende ku vijnë masa të tilla njerëzish.

Qeveria hesht

Ndër të tjera mungojnë edhe kanalizimet, dhe pisllëku kullon i pafiltruar në tokë dhe përfundon në Liqenin e Plitvices. Qeveria i ka bërë analizat e ujit të liqenit, thotë Ivica, por rezulatet nuk janë bërë publike. Sepse asnjë nuk duhet ta marrë vesh se uji i Liqenëve të Argjendë nuk është më i pishëm.

Kroatien Nationalpark Plitvicer Seen (picture alliance/APA/picturedesk.com)

Kryetari i Bashkisë në komunën e liqenëve Plitvice, Ante Kovac, na siguron se problemi është bërë më në fund i ditur, dhe e shtyn përgjegjësinë tek qeveria në Zagreb. “20 vjet me radhë kurrkush nuk u kujdes për ujërat e zeza. Tani ora është 12 pa 5. Shteti e ka kuptuar se Plitvice ka rëndësi kombëtare dhe jo vetëm lokale dhe nuk duhet të humbasim kohë.”

Turistë dhe ndërtime

Por ende në parkun kombëtar vazhdojnë ndërtimet. Shtëpitë ngrihen si kërpudhat pas shiut dhe shumë leje ndërtimi janë të dyshimta. Dhe me shtimin e shtëpive edhe numri i turistëve është në rritje.

Koha nuk pret dhe Ivica dhe kolegët e tij do vazhdojnë të luftojnë. Ne veteranët jemi rritur këtu, thotë ai, dhe jemi të vendosur, ta mbrojmë këtë pasuri natyrore./DW