Kroaci – Kosovë, shtyhet ndeshja?

Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës rrezikon të shtyhet.

Sport

02/09/2017 15:10

Reshjet e shiut në Zagreb kanë bërë që zhvillimi i ndeshjes mes Kroacisë dhe Kosovës të vihet në pikëpyetje.

Burime të Gazetës Express brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se është në opsion shtyrja e takimit për një datë tjetër.

UEFA i ka paralajmëruar të dy ekipet se nëse reshjet e shijuat vazhdojnë, ky takim do të shtyhet. Megjithatë, për këtë do të vendos UEFA.

Ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës është në program të luhet sonte nga ora 20:45.