Kroaci – Kosovë, lajmi i fundit në lidhje me shtyrjen e ndeshjes!

Kjo është arsyeja që mund të sjellë shtyrjen e ndeshjes mes Kroacisë dhe Kosovës.

Sport

02/09/2017 15:35

Ballafaqimi mes Kroacisë dhe Kosovës i paraparë të zhvillohet sonte në Zagreb mund të shtyhet.

Burime të “lajmi.net” kanë bërë të ditur nga Zagrebi se gjendja e terrenit në stadiumin Maksimir nuk është e mirë për lojë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në ditët e fundit.

Andaj, zyrtarët e UEFA-së janë duke u këshilluar me përfaqësuesit e skuadrave në lidhje me mundësinë e shtyrjes së duelit për një datë tjetër.

Një vendim final ende nuk është marrë por mundësia që takimi të shtyhet është reale. /Lajmi.net/