Krizë në Milan, ja kush rrezikon të largohet nga San Siro

Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Milan.

Sport

20/10/2017 07:23

Milan dëshpëroi me lojë dhe rezultat edhe në ndeshjen kundër AEK Athinës në Europa League.

“Rossonerët” barazuan pa gola të enjten mbrëma duke zhgënjyer sërish me lojën e shfaqur.

Mediat italiane raportojnë se tani më shumë se kurrë, Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit, përcjell “lajmi.net”.

Ai është konfirmuar në detyrë vetëm deri tek ndeshja e së dielës kundër Genoas.

Pas deklaratave të ashpra pas përfundimit të takimit me AEK-un, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në ditët e ardhshme. /Lajmi.net/