Krizë në martesën e Fahriye dhe Burak? Kjo foto tregon të vërtetën

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit janë ndër çiftet më të komentuar në shoubizin turk.

ShowBiz

30/03/2018 17:46

Aktori është i njohur edhe tek shqiptarët në disa role, por së fundi në atë të Kemalit, shkruan lajmi.net.

Në mediet turke kanë qarkulluar thashetheme për prishje të raporteve mes Fahriye Evcen dhe Burak Ozivit, madje ishte përfolur edhe për ndarje.

Përmes rrjeteve sociale, është Fahriye e cila ka dëshmuar tash e sa herë të kundërtën, duke arritur që ta mbajë larg medieve jetën private.

Ajo ka publikuar trajlerin e projektit më të ri filmik ku luan Burak, ndërsa ia kishte bashkëngjitur edhe linkun për ta parë filmin.

Kjo ishte si kundërpërgjigje për gjithë ata që flasin për një krisje në marrëdhënien e çiftit. /Lajmi.net/