KRIZË: Kaos rreth globit sepse mund të ndalet interneti në mesnatë në të gjithë botën

Bota do ta mbajë frymën më vonë sonte, kur ora të tregojë 11:59:60. E gjithë kjo shihet si shkak i sekondës së brishtë, e cila shërben për të koordinuar kohen me kohën solare.

Fun

29/06/2015 19:31

Ndërsa mendohet se sekonda e brishtë do të shkaktojë kaos në firmat e mëdha të vijave ajrore, bankave dhe kompanive të mëdha të teknologjisë.

Kjo ekstra sekondë shtohet njëherë në disa vjet, për t’ia lejuar tokës të nivelizohet me kohën atomike, raporton Dailystar.

Në vitin 2012 kjo sekondë kishte krijuar një kaos, sepse sistemet e kompjuterëve nuk e përballuan dot, transmeton lajmi.net.

Kompanitë e mëdha duke përfshirë Mozilla, LinkedIn dhe Yelp all po ashtu edhe kompania e fluturimeve Qantas nga Australia pritet të kenë probleme të mëdha, ndërsa pritet shtyrje të fluturimeve.

Duke u bazuar në fjalët e kërkuesve shkencor në “International Earth Rotation and Reference Systems Service” aktualisht ne jemi një sekondë prapa se që duhet të jemi. Kjo i bie që të gjitha orët në botë duhet të shtyhen përpara për një sekondë.

Fatkeqësisht, shumica e kompjuterëve nuk pranojnë që t’u ndryshohen sekondat dhe bllokohen.

Kjo për shkak se, përndryshe kur kompjuterët automatikisht ndërrojnë orët gjatë ndryshimit të stinëve, kësaj radhe sistemi i kompjuterit urdhërohet që minuta e fundit të ketë 61 sekonda, dhe ky fakt është i papërballueshëm për kompjuterin.

Disa kompani, duke përfshirë Google mendohet që të kenë marrë masa për tu përballur me sekondën e brishtë. Ndërsa të tjerët mund të mos jenë aq me fat, dhe kur të zgjohen t’i gjejnë sistemet e tyre të prishura.

Prej vitit 1972, janë realizuar 25 sekonda të brishta, ndërsa disa ekspertë kërkojnë që ato të mos përfillen më, dhe të bëhet braktisja e tyre.

Dr. Felicitas Arias, drejtori i departamentit të kohës në “Internation Bureau of Weights and Measure” (BIPM) në Paris ka thënë për BBC se “Kur ishin definuar sekondat e brishta, ka qenë kërkesë e navigacionit detar- ndërsa sot navigacioni detar mund të shfrytëzoj rrugë të tjera për të rrotulluar kohën”

Sidoqoftë Peter Whibberley, një hulumtues i lartë shkencor në kohë dhe frekuencë pranë “National Physical Laboratory” në Teddington të Mbretërisë së Bashkuar nuk pajtohet.

“Për herë të parë, koha publike e botës do të ishte e bazuar pastër në orët e ndërtuara nga njeriu, dhe nuk do të kishte nevojë të lidhej afër me rrotullimin e tokës”