Kriza politike përmirësoi raportet ndëretnike në Maqedoni!

Kriza politike në Maqedoni ka thelluar ndasitë mes partive, por jo edhe mes pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike që jetojnë në Maqedoni, vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë njohësit e çështjeve ndëretnike.

Lajme

02/04/2015 23:51

Duke komentuar “aferën e përgjimeve” dhe pasojat ndaj raporteve mes dy bashkësive më të mëdha etnike, maqedonasve dhe shqiptarëve, ata thanë se “bombat” e opozitës kanë relaksuar raportet ndëretnike.

“Raportet ndëretnike në Maqedoni asnjëherë nuk kanë qenë më të mira se tani. Doli i pavërtetë vlerësimi se kriza politike do të ketë pasoja negative në raportet mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Përkundrazi ndodhi ajo që më se paku ndoshta e kemi pritur, që të kemi një relaksim, apo ulje të tensioneve dhe kjo është gjëja më e mirë që mund t’i ketë ndodhur vendit në

Edhe Albert Musliu, nga organizata joqeveritare “Iniciativa Demokratike“, tha se “afera e përgjimeve” dhe publikimi i, siç pretendon opozita “dëshmive për punën kriminale të qeverisë”, nuk i ka ngritur tensionet, po përkundrazi vërehet një shtensionim.

“Përshtypja është se raportet ndëretnike janë forcuar, së paku siç mund të lexojmë nëpër rrjetet sociale, nga prononcimet publike të analistëve, akademikëve e kështu me radhë, që flasin për atë se ka një ngjeshje të radhëve lidhur me publikimin e “bombave“. Për mua kjo nuk duhet të paraqes habi, pasi problemet janë të përditshme dhe nuk janë vetëm të një komuniteti”.

Musliu dhe Dimovski, thonë se si maqedonasit, ashtu edhe shqiptarët janë të interesuar që e vërteta të dalë në shesh për të gjitha krimet që opozita pretendon të jenë bërë nga pushteti aktual ku bashkëveprojnë parti politike maqedonase dhe shqiptare.

Ata vlerësojnë se zhvillimet e fundit lidhur me atë që quhet “aferë e përgjimeve“, kanë demaskuar partitë politike për të cilat parësore janë interesat personale dhe të grupeve të caktuara, dhe këtë, siç shprehen ata, e kanë hetuar tashmë të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare e politike.

Dimovski ndalet edhe në debatet e fundit në opinion, në veçanti ato mes ish pjesëtarëve të forcave maqedonave të sigurimit dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët madje kanë nisur komunikimin që të bashkohen për, siç thonë  “luftën kundër kriminalitetit të pushtetit aktual”, transmeton Zhurnal.