Kriza politike/ Ambasadori Donald Lu takohet me Sali Berishën

Sali Berisha është takuar sot në zyrën e tij me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu.

Lajme

11/05/2017 21:44

Në takimin që u zhvillua rreth orës 15:00, u diskutua mbi situatën e rëndë politike në vend.

Berisha theksoi se situata është shumë kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur për qëllime elektorale vendin me drogë dhe e ka mohuar dhe mohon atë, pasi ka mbushur institucionet me kriminelë e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon atë, pasi ka shndërruar administratën, të gjithë punonjësit e administratës dhe ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të PS, ka vendosur të varrosë pluralizmin politik në Shqipëri.

Në takim u diskutua mbi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog të kësaj situatë tejet të rëndë që po përjeton vendi.