Kriza energjitike në Shqipëri drejt stabilizimit

Kriza energjitike e shkatuar nga thatësira po shkon drejt stabilizimit, sipas ministrit të Infrastruturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Kjo nisur dhe nga parashikimet për kushtet atmosferike.

Lajme

25/09/2017 14:49

“Klima po përmirësohet dhe besoj se pjesa më e madhe e rrezikut është tejkaluar. Në kushtet që jemi, edhe me mbështetjen në bazë të aktit normativ, situata do jetë e stabilizuar dhe nuk do kemi problem me importin e furnizimin”, deklaroi Gjiknuri.

Gjithësesi, për çdo skenar me krizë të zgjatur do të garantohet furnizmi me energji. “Në çdo rast vendi nuk duhet të mbetet pa energji, por treguesi i suksesit të reformës bëri të mundur që OSHEE të sigurojë furnizimin me energji, të importojë edhe pse në kushte të vështira e me çmime të larta për shkak të thatësirës e mungesës së prodhimit në gjithë Ballkanin”, tha Gjiknuri.

Sipas Gjiknurit, suksesi i reformës në energji u provua këtë vit nga kriza e thatësirës, ku u shpenzuan më shumë se 90 milionë euro për importe. Sipas tij, konsolodimi financiar i OSHEE bëri të mundur garantimin e furnizmit dhe investimet nuk u vunë në pikëpyetje.

Këto deklarata ministri i ka bërë nga zona e Laprakës, ku po ndërrohet rrjeti i vjetër për t’u zëvendësuar me linja të reja. Gjithësej janë 20 kilometra linja, 21 gabina të reja dhe 7 të rikostruktuara.

“Janë 20 kilometra kabëll i ri dhe rreth 28 kabina të reja. Ky investim pasohet edhe nga një tjetër për fidrin 356 që do të kapë gjithë pjesën e mbetur të Don Boskos dhe Bregun e Lumit. Brenda këtij viti, kjo zonë do të ketë një linjë të re shpërndarjeje brenda standardeve. Ky nuk është investimi i fundit që po kryejmë në Tiranë me fondet e OSHEE”, deklaroi drejtori i Operatorit, Ardian Çela. /TopChannel/