Kriza e përforcimeve

David Moyes pranoi se Manchester United është në telashe, dhe konfirmoi nevojën “urgjente” për angazhimin e përforcimeve gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Pas disfatës së befasishme nga Swansea me rezultat 2:1 të dielën në Old Trafford që i eliminoi nga FA Cup – disfata e pestë në shtëpi këtë sezon – Moyes pranoi se…

Sport

06/01/2014 17:30

David Moyes pranoi se Manchester United është në telashe, dhe konfirmoi nevojën “urgjente” për angazhimin e përforcimeve gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Pas disfatës së befasishme nga Swansea me rezultat 2:1 të dielën në Old Trafford që i eliminoi nga FA Cup – disfata e pestë në shtëpi këtë sezon – Moyes pranoi se faktori i frikës për skuadrat mysafire që vizitojnë Unitedin është në zhdukje.

“Kemi nevojë urgjente të angazhojmë përforcime, por kush nga ata që na duhen është në dispozicion në janar?”, deklaroi Moyes i brengosur për rezultatet e skuadrës së tij, në edicionin e tij të parë në detyrë.

Strategu skocez dështoi me pothuajse të gjithë objektivat që pati gjatë afatit kalimtar të verës ku klubi bëri vetëm një përforcim të konsiderueshëm me angazhimin e mesfushorit Marouane Fellaini nga Everton.

Mirëpo, reprezentuesi belg kaloi më tepër kohë jashtë fushës për shkak të lëndimeve se sa në të.

United spekulohet se kërkon mesfushorin e talentuar të Atletico Madridit, Koke dhe yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus por vështirë se ndonjëri prej tyre do të largohet nga klubet përkatëse gjatë këtij muaji.