Kriza e borxhit në Greqi: Përgjigjet e pyetjeve të lexuesve

Pasi votuesit grekë refuzuan të dielën kushtet e propozuara nga kreditorët ndërkombëtarë për shpëtim, audienca e medies sociale Financial Times (FT) ka kërkuar shumë pyetje rreth krizës së borxheve të Greqisë.

Opinion

08/07/2015 16:40

Ekonomisti i FT Martin Sandbu u është përgjigjur disa prej tyre. 

A mendoni se mund të gjendet një zgjidhje për të ruajtur fytyrën e dy pozicioneve?

Sa i përket kreditorëve, ata duhet të jenë në gjendje të justifikojnë ristrukturimin e borxhit tek votuesit e tyre. Mendoj se ata munden ta bëjnë një gjë të tillë, nëse theksojnë dy gjëra. E para është se grekët nuk do të marrin “të holla të reja”, që është një çështje që u jep atyre më shumë kohë të kthejnë borxhin. Kjo kërkon ristrukturimin e borxhit për të shmangur “prerjen e flokëve” dhe përqendrim në shtyrjen e afatit kohor për shlyerjen e borxhit me një normë të ulët të interesit. E dyta është se Fondi Monetar Ndërkombëtar, tani në mënyrë eksplicite po kërkon një ristrukturim. Në mënyrë që kreditorët e eurozonës të mund të “fajësojnë” FMN-në, dhe ti shpjegojnë votuesve se kanë nevojë për kompromis për fondin.

A mund të bëhet kjo në mënyrë që të shpëtohet fytyra? Mendoj se po. Për grekët, kryeministri grek Aleksis Tsipras me një lum votash në referendum ka sjellë kapital politik që mund ta përballojë për ta shpenzuar. Pushimi nga puna i Yanis Varoufakis si ministër i financave është vetëm një hap drejt këtij drejtimi. Por nëse z. Tsipras arrin një lloj marrëveshjeje që e kam përshkruar në një shkrim të mëparshëm, ai mund të tund me lehtësi borxhin para votuesve të tij dhe të thotë se mosbesimi i tyre është shpaguar, dhe më pas mund të rekomandojë këtë kompromis të nderuar në frymën e bashkëpunimit konstruktiv me kreditorët.

A mund dalja e Greqisë të shkaktojë efektin domino, dhe a mund kjo të nxisë vendet tjera të dalin nga eurozona?

Në afat të shkurtër, efekti domino mund të shmanget. Është e qartë se qëllimi i udhëheqësve të vendeve tjera të eurozonës dëshirojnë të fusin në karantinë Greqinë, dhe të mbrojnë anëtarët e tjerë të cenueshëm nga epidemia e tregut.

Rreziku më i madh qëndron tek afati i gjatë. Nëse një vend braktis euron, do të jetë gjithnjë e pamundur të pretendohet se dalja nuk mund të ndodhë. Tregjet gjithmonë do të luajnë rol të rëndësishëm në daljen e mundshme nga euro, dhe me një probabilitet më të lartë se sa para atij që ishte më parë. Pra financimi i shpenzimeve për periferinë mund të ngritët në rastin më të mirë.

Rasti më i keq është kthimi i vetë-përmbushjes në vendet që i kemi parë në vitet 2010-2012. Vlen të kujtohet se nuk kishte vetëm lidhje me rrezikun e borxhit sovran, por me rrezikun që vendet e ndryshme ta braktisin euron.

A mund Greqia ndonjëherë të balancojë buxhetin e saj, dhe të sjellë taksa të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e brendshme?

Bilanci primar i buxhetit të qeverisë greke ka qenë në tepricë (të vogël) që nga fundi i vitit 2013. Diskutimi ka të bëjë me marrjen e sa më shumë taksave, apo shkurtimin e shpenzimeve për shërbimin e borxheve.

Nëse nuk ekziston një marrëveshje për shpëtim, a do të mund të shohim trazira në rrugët e qyteteve greke?

Është mjaft e vështirë të parashikohet se çfarë mund të ndodhë nëse nuk ka marrëveshje për shpëtim, pasi kjo varët nga ajo se çfarë duhet bërë në të ardhmen. Në veçanti, a do të vazhdojë banka qendrore evropiane të kufizojë likuiditetin në bankat greke? Nëse po, dhe nëse sistemi bankar nuk është ristrukturuar për të punuar sërish (si në Qipro), atëherë qeveria ndoshta do të zgjedhë të rivendosë monedhën kombëtarë në disa forma.

Kjo nuk do të thotë se duhet të jetë një katastrofë, derisa vendet ndryshojnë regjimet e valutës nga koha në kohë, por kjo do të ishte një përçarje e madhe për ekonominë. Por kështu duhet jetuar pa funksionimin e bankave.

Një alternativë më e mirë mund të ndiqet edhe nëse qeveria është në borxhe, duke ristrukturuar sistemin bankar dhe duke i epur përsëri qasje BQE-së për likuiditet. Edhe nëse kjo do të thotë se njerëzit do të vuajnë nga prerja e flokëve ose “shpëtimi” si pjesë e depozitave të tyre, dhe kjo do të lejojë që veprimtaria e ekonomike të rifillojë.

A është më mirë që Greqia të vazhdojë rrugën e vetme? A nuk do të kenë eksporte më të lira në afat të gjatë jashtë euros?

Ata mund të kenë apo mos të kenë eksporte më të lira, monedha e re ndoshta do të jetë shumë inflacioniste, pra ekziston çështja e hapur në lidhje me atë se sa do të bien çmimet kur të maten në monedhën ndërkombëtare.

Gjithashtu vini re se shitja e eksporteve tuaja më lirë ju bën më mirë vetëm nëse zgjeroni shitjet e juaja mjaftueshëm për ti bërë çmimet më të ulëta, përndryshe ju do të jeni i varur nga vetja. Dhe derisa kjo po ndodhë, Greqia tashmë ka pësuar një “zhvlerësim të brendshëm” me çmime në veçanti me rënie të konsiderueshme të pagave, edhe nëse kursi i këmbimit në pjesën tjetër të Evropës është me përkufizim fiks. Por kjo nuk ka rritur eksportet.

Kjo tregon se problemi grek nuk ka të bëjë shumë me konkurrencën e çmimeve, por më shumë me tregjet që janë të ngadalshme për tu përshtatur kurdo që ndryshon çmimi, dhe eksportuesit nuk janë zgjeruar edhe pse shpenzimet e tyre kanë qenë të ulëta. Ende nuk është e qartë se pse braktisja e botës së euros, në vetvete ndryshon atë.

Nëse nuk ka marrëveshje shpëtimi, si duhet qeveria greke të rivendosë sistemin e saj financiar dhe të rinisë ekonominë?

Zgjidhja më e mirë do të ishte arritja e një mirëkuptimi me bankën qendrore evropiane, dhe të kërkojë nga banka qendre të lejojë sërish rrjedhjen e lirshme të likuiditetit. BQE kufizon likuiditetin për bankat greke mbi bazën se është me rrezik të madh dhënie e huas atyre (por siç kam argumentuar në shkrimin tim “BQE, armiku i euros?”, veprimet e BQE-së janë pjesë e asaj se pse bankat greket janë dredhura).

Do të duhej të ekzistonte një mënyrë për të ristrukturuar sistemin bankar grek, dhe të ndajë asetet dhe detyrimet e tyre në “banka të këqija” dhe “banka të mira”, kështu që BQE-ja do të ishte e përgatitur ti jap bankave të mira çfarëdo që ka nevojë për likuiditet.  Pastaj bankat e shëndosha dhe funksionale mund të hapen dhe aktiviteti ekonomik mund të rinisë.

A ka ngjashmëri në mes krizës financiare në Greqi dhe asaj në Porto Riko?

Po, ka, por dallimet janë shumë udhëzuese. Në të dy vendet kriza vjen nga kombinimi i huamarrjes së tepër në pamundësi/mosgatishmëri për ti kthyer ato.

Në rastin e Greqisë, të qenit pjesë e euros do të thotë se nuk mund ti ktheni borxhet përmes një zhvlerësimi, ashtu siç Athina e as pjesa tjetër e eurozonës dhe e FMN-së, nuk kishin një bark gjigant për ti gëlltitur në vitin 2010.

Në Porto Riko zhvlerësimi gjithashtu nuk është një opsion, dhe sistemi ligjor nuk i jep një lloj sovraniteti që do të lejonte kthimin e njëanshëm të borxhit.

Por këtu është dallimi: nuk ekziston goditje të shërbimeve bankare në Porto Riko. Kjo për shkak se Korporata Federale për Sigurime dhe Depozita, i merr përsipër bankat e falimentuara , duke i ristrukturuar dhe i ripahur ato. Por eurozona nuk bëri të njëjtën gjë në Greqi.

(Marrë nga Financial Times – lajmi.net)