Kritikoi gjyqtarin Skomina, presidentit të Romës i del problem në UEFA – Lajmi.net
Kritikoi gjyqtarin Skomina, presidentit të Romës i del problem në UEFA
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 14:51, 4 May 2018
Pallotta shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.

Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit në UEFA ka nisur procedimin ndaj presidentit të Romës, James Pallotta, për sjelle të pahijshme në përfundimit të gjysmëfinales së kthimit të Championsit ndaj Liverpoolit, sfidë e cila përfundoi 4-2 për verdhekuqtë, por që nuk mjaftoi për kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Di Francesco.

Në përfundim të kësaj ndeshjeje Pallotta shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.

Klubi roman duhet të përgjigjet edhe për ndezjen e flakadanëve, organizim të dobët të ndeshjes dhe vendosjen e tifozëve në vendet ku nuk lejohet.

Të gjitha vendimet për këto çështje do të merren më 31 maj.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO