Kritikat ndaj Realit, Benitez humb miliona euro

Rafael Benitez mund t’i paguajë shtrenjtë kritikat e tij ndaj Real Madridit dhe presidentit Florentino Perez.

Sport

19/02/2016 15:17

Rafael Benitez e theu heshtjen dhe kritikoi Real Madridin dhe presidentin Florentino Perez për vendimin e shkarkimit të tij nga posti i trajnerit.

Por, mediat spanjolle raportojnë se fjalët që i ka thënë kundër Perezit dhe klubit madrilen mund t’i kushtojnë shtrenjtë Benitezit, përcjell “Lajmi.net”.

Madje, Benitez mund të humb miliona euro të dëmshpërblimit, pas deklaratave të bëra ndaj krerëve të klubit nga Santiago Bernabeu.