Kritika të shumta për imazhin që një nënë e postoi pas lindjes (Foto) – Lajmi.net
Kritika të shumta për imazhin që një nënë e postoi pas lindjes (Foto)
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 18:19, 9 July 2018
Constance Hall nga Australia, e ka postuar një imazh nga dhoma e spitalit, pasi ka lindur fëmijën e pestë, një djalë të shëndoshë që e ka emëruar Raja.

Në fotografi, ajo shfaqet duke shikuar në telefon, ndërsa është duke pirë pije të gazuar, teksa të porsalindurin e ka vënë te këmbët dhe për të kujdeset i ati, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak shikuesve, të cilët e kanë kritikuar për qëndrimin e pakëndshëm. “Ato momente do duheshe të qëndroje pranë të birit, të përjetoje afërsinë që të ofron fëmija” ka qenë një prej komenteve të shumta.

Hall pasi lindi fëmijën

Por, të tjerë e kanë mbrojtur, duke thënë se mund të ketë qenë duke kërkuar këshilla për prindër në Google, apo duke iu përgjigjur familjarëve.

Nuk kalo gjatë dhe blogerja Hall, ka shkruar një status, ku ka thënë se ky ishte vetëm nj moment pushimi për të, ndërsa fotografia i pëlqente dhe më tutje sepse ishte e shkrepur spontanisht.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO