Krishtlindje “single”? 10 këshilla për ta nisur vitin mbarë

Të jesh beqare për festa nuk është gjithmonë e lehtë: ja një dekalog i mbijetesës

Lifestyle

22/12/2017 18:35

Familje rreth zjarrit. Fëmijë që hapin dhuratat nën pemë. Tavolina të përgatitura me shumë delikatesë. Krishtlindja është sinonim i familjes, por çdo vit janë gjithnjë e më të shumtë personat që i kalojnë pushimet single.

Një ngjarje që fotografon shoqërinë, në të cilën jetojmë dhe që po ndryshon shumë shpejt. Këtë vit rreth 8 milionë italianë do t’i kalojnë festat “single” dhe atyre u shtohen 700 mijë prindër të divorcuar që duhet të përshtaten me nevojat e familjeve jotradicionale.

Por mos u frikësoni: të qenit ‘single’ nuk do të thotë të bini në depresion duke qëndruar në divanin e shtëpisë. Duhet gjithmonë t’i jetojmë festat me frymë pozitive. Krishtlindjet mund të jenë një rast për të rimbushur bateritë, i bëni mirë vetes dhe të tjerëve, dhe filloni vitin e ri me këmbën e djathtë. Ja disa këshilla për t’ia dalë mbanë, transmeton Gazeta Shqip.

1-Jini të sinqertë dhe mos lejoni që të jeni të dekurajuar. Të shohësh njerëz të shoqëruar nuk do të thotë se ata janë patjetër njerëz të lumtur. Merrni pjesë në periudhën e festave: shkoni me kokë lart në mbrëmjet e organizuara me miqtë dhe mos u merrni me trillime imagjinare. Ata vetëm do t’ju bëjnë të ndiheni më të siklet, pasi gënjeshtrat zakonisht kanë këmbë të shkurtra. Nëse keni mbetur single kohët e fundit, mos e izoloni veten: është koha për të krijuar miqësi të reja.

2-Ku ka më mirë se në këtë periudhë t’i kushtoni pak kohë vetes? Një festë ose një ditë e thjeshtë në një qendër Spa do të rigjenerojë ju dhe do t’ju lejojë të takoni njerëz të rinj. Nëse buxheti ju lejon, shkoni në një agjenci udhëtimi dhe prenotoni në ndonjë fshat ekzotik: askush nuk do t’iu bëjë pyetje dhe ju do të ktheheni të pushuar dhe entuziastë (dhe ndoshta përsëri çift).

3-Lexoni, lexoni dhe lexoni. Çdo gjë është e mirë: romanet, revistat, manualet e psikologjisë dhe zhyteni veten tek protagonistët. Kthehuni tek fëmijëria: çfarë ju bënte të lumtur në periudhën e Krishtlindjeve kur ishit të vegjël? Si ishte dita juaj në mëngjesin e Krishtlindjeve? Përjetoni emocionet. Kjo do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të njiheni me veten. Dhe nëse ndjeheni veçanërisht krijues, provoni gjithashtu të shkruani diçka.

4-Bëj diçka të re: një gatim special, një aktivitet sportiv, një pikturë: është pikërisht koha për pasionet e reja. Kërkoni në internet për një recetë ëmbëlsire dhe përgatiteni në darkën tuaj me miqtë. Do t’iu argëtojë pamasë.

5-U kushtoni kohë të tjerëve, para së gjithash miqve, të afërmve, por sidomos atyre me më pak fat. Nuk dini se si ta bëni? Kërkoni në web për qendrën më të afërt të Caritas. Duhet t’u bëni mirë të tjerëve, por mbi të gjitha vetes tuaj. Kaloni ca kohë me të moshuarit: shkoni në një nga shtëpitë e shumta të pleqve dhe dërgoni ëmbëlsirat dhe karamele për ta: të moshuarit kanë një trashëgimi të vërtetë të tregimeve dhe e adhurojnë që të dëgjohen nga të tjerët.

6-Përgatitni një drekë të Krishtlindjeve me miqtë tuaj më të mirë. Megjithëse njerëzit janë shumë të zënë, gjithnjë gjendet koha ka për miqësitë e vërteta. Shtrojeni tavolinën me kujdes, zgjidhni pirunjtë dhe përqendrohuni tek qendra e tryezës: kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur festat.

7-Blej një fletore dhe bëni bilancin e vitit që po mbyllet, duke u fokusuar tek gjërat më të bukura. Cilat ishin momentet më të mira të vitit? Çfarë aftësish të reja keni mësuar? Cilët njerëz ju kanë impresionuar më shumë? Nëse keni kontaktet e tyre, ose i gjeni në rrjetet sociale, u telefononi dhe u uroni festat. Kurrë nuk i dihet, mund të lind ndonjë miqësi e re.

8-Krishtlindja është festa më e preferuar e fëmijëve. Shkoni në një dyqan lodrash dhe blini një dhuratë për fëmijën e ndonjë kolegu apo shoku. Do të jetë një gjest shumë i vlerësuar, i cili me siguri do t’iu kthehet.

9-Sistemoni shtëpinë. Fundi i vitit po afrohet. Nëse keni kohë të lirë, pastroni dhe hidhni gjërat që ju nuk ju nevojiten më. Nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri. Hidhni rrobat që nuk i përdorni, stolitë, këpucët: lirimi i hapësirës në të cilën jetoni me siguri do t’iu bëjë më të qetë. Në këtë mënyrë do të keni hapësirë edhe për blerjet tuaja të kësaj periudhe, tani të pashmangshme.

10-Mbi të gjitha: mos merrni si një mision kërkimin e një gjysmë të re në këtë kohë të veçantë të vitit. Argëtohuni, mos mendoni për dashurinë dhe mos i tregoni jetën tuaj personit të parë që takoni. Nëse jeni me shokë, mos shikoni përreth të dashurit e mundshëm. Gëzoni momentin larg angazhimeve të punës. Së fundi, i bëni një dhuratë vetes tuaj: shkoni në pasqyrë sapo të keni përfunduar leximin e artikullit, buzëqeshni dhe i uroni vetes një Krishtlindje të Qetë.