Kris kënga për Thaçin: Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi (Video)

Rapsodit Nuredin Gashi, nuk i janë dashur më shumë se disa orë për ta nxjerr një këngë për zhvillimet e fundit politike në vend.

Fun

16/01/2017 20:48

Ai i ka kënduar presidentit Thaçi dhe ndaljes së trenit propagandues serb.

Për këtë këngë ai ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, duke thënë se i thura shpejt e shpejt disa vargje për presidentin Hashim Thaçi, duke prezantuar këngën e tij me titullin “Ku po shkon o tren i zi, në Kosovë nuk të la me hi”.

Kjo është njëra prej strofave të kësaj kënge:

Niset treni me çetnikë të zi,

Në Mitrovicë po do me hi,

S’kanë marrë leje prej kërkujt,

Dojnë me ardhë në vend të huaj,

Plot mbishkrime antishqiptare, dojnë me hi me ba hajgare,

Trim Hashimi nau çu në kamë,

Çonu trima ju tetanë…

…çonu trima ju tetena, shkoni në Rashkë priten me jau nxanë

Mos ma leni me hi në këtë anë…