Kripë e lëng limoni për migrenën

Migrena për shumë njerëz mund të jetë një makth. Në ndërkohë nuk ka një metodë mjekësore që mund ta kurojë atë përfundimisht.

Lifestyle

23/02/2016 13:48

Fatmirësisht, duket se njerëzit kanë gjetur një metodë natyrale për kurimin e saj që sipas tyre lehtëson dhimbjet për disa minuta.

Përbërësit:

  • Ujë
  • Lëngu i shtrydhur i një limoni
  • 2 lugë çaji kripë

Kombinoni këta përbërës dhe pijeni atë. Prisni për disa minuta.

Gjërat që ju duhet të mbani në mendje kur zgjedhni këta përbërës përfshijnë atë se kripa duhet të jetë e kualitetit të mirë. Ngrënia e kripës është provuar se rritë nivelet e serotoninit. Kjo ndihmon për të ndaluar dhimbjen dhe inflamacionin.

Pse kjo metodë mund të funksionojë:

Për të ditur se si këto tre përbërësit mund të ndalojnë dhimbjen e kokës – migrenën, së pari ne duhet të shikojmë shkaqet.

  1. Dehidratimi (më i zakonshëm)
  2. Çekuilibri i elektroliteve (më i zakonshëm)
  3. Stresi
  4. Konsumi i alkoolit
  5. Alergjia
  6. Mungesa në vitamina dhe minerale

Kripa ( për të trajtuar çekuilibrin e elektroliteve)

Elektrolitet në trupin tonë janë përgjegjës për të ndihmuar që të kryhen disa nga proceset më të mëdha në trup, duke përfshirë mbështetjen e funksionit nervor, rregullon sistemin kardiovaskular, dhe rregullimin e funksionit të muskujve. Kur ju jeni në fazë të çekuilibrit, dhimbja e kokës mund të vijë. Derisa kripa është burim i mineraleve të cilat më pas veprojnë si elektrolite.

Një mineral i rëndësishëm është magnezi. Magnezi është anti-inflamator natyral.

Uji (për të trajtuar dehidrimin)

Është thënë se migrena vetë mund të shkaktojë dehidratim. Dehidratimi shkakton migrenë që largon hidratimin e trupit dhe shkakton migrenë.

Lëngu i limonit ( për të përmirësuar mungesën e vitaminave)

Sasia e vitaminës C në lëngun e limonit mund të trajtojë problemin e mangësive në vitamina, e cila mund të jetë një nga shkaqet e migrenës.