Krimi rëndë në Itali, dy shqiptarë i presin fytin kroatit

Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë në Jesolo të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pijetore, ku dy shqiptarët sulmuan një 27-vjeçar kroat.

Bota

28/03/2017 14:05

Ata i kanë prerë fytin me mjete të mprehta kroatit. Sipas mediave vendase, zënka nisi rreth orës 22:30 në një bar në rrugën “Bafile”, dy shqiptarët iu afruan kroatit dhe pas shkëmbimit të disa fjalëve e goditën me një mjet prerës 27-vjeçarin në fyt dhe vesh, duke e bërë që të humbte shumë gjak.

Ishin kamaerierët e lokalit ata që i ofruan ndihmën e shpejtë kroatit dhe njoftuan menjëherë ambulancën. Dy shqiptarët u larguan menjëherë, dhe pavarësisht se rrobat e tyre i hodhën në det, në këpucë kishin ende shenja gjaku të kroatit.  Sipas dëshmitarëve, shkaku i sherrit ishte një vajzë.

Dy shqiptarët, të cilët u kapën menjëherë pas aktit, janë I.O, 19 vjeç banues në zonën San Dona të Trevisos dhe A.A prej pak kohësh maxhoren, i cili nuk kishte një banesë fikse.