Krimea voton sot për t’iu bashkuar Rusisë

Më shumë se 1.5 milionë banorë të Krimesë janë ftuar që të dalin në referendum që të shprehen nëse duan të shkëputen nga Ukraina dhe t’i bashkohen Rusisë. Ukraina dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për bojkot dhe kanë thënë se nuk do t’i njohin rezultatet.

Bota

16/03/2014 10:02

Banorët e Krimesë sot u janë drejtuar kutive të votimit, duke dalë kështu në referendum për t’u ndarë nga Ukraina dhe t’i bashkohen Rusisë.

Qeveria e re e Ukraniës dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, përveç Rusisë, kanë thënë se ata nuk do të njohin rezultatet e këtij referendumi- ku pritet që shumica dërmuese të votojnë pro shkëputjes së menjëhershme nga Ukraina.

Ushtruesi i detyrës së Presidentit në Ukrainë, Oleksandr Turchynov ka bërë thirrje që të bojkotohet referendumi, duke akuzuar Rusinë se është duke vazhduar planin e saj për invazionin e kësaj pjese.

“Rezultati ishte planifikuar më parë nga Kremlini si një justifikim formal për të dërguar trupat e saj dhe për të filluar luftën, e cila do të shkatërrojë jetën e njerëzve si dhe perspektivën ekonomike në Krime”.

 

Në këtë referendum janë thirrur që të votojnë rreth 1.5 milionë persona, dhe gadishulli i Detit të Zi, ku gjendet Krimea, është e banuar kryesisht nga rusët etnikë.

Sergiy Aksynov, një votues, i cili është pro-rus  pasi që votoi tha se kjo është një epokë e re.

 

“Ky është një moment historik, dhe të gjithë do të jetojnë të lumtur”.

“Ne do ta festojmë këtë mbrëmje”

“Kjo është një epokë e re”, tha ai teksa një njeri pas tij që po valëviste një flamur të Ukrainës, u largua nga forcat e sigurisë.