Krimea e tregoi “profesionalizmin” e ushtrisë ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se aksionet e forcave ushtarake ruse në rajonin Krime të Ukrainës, kanë demonstruar nivel të lartë përgatitjes.

Bota

28/03/2014 13:08

Duke folur të premten në një ceremoni ushtarake në Moskë, Putin, sipas RFE, i ka falënderuar komandantët dhe ushtarët e tjerë të Flotës së Detit të Zi dhe njësitet e tjera me bazë në Krime, për shërbimin e tyre dhe guximin.

Ai vlerësoi se ushtria e ka demonstruar profesionalizimin e vet duke iu shmangur provokimeve dhe duke e parandaluar gjakderdhjen gjatë procesit të aneksimit të qëllimshëm të Krimesë, që nuk është pranuar ndërkombëtarisht.

Putin e ka urdhëruar ministrin e mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, që ta filloj kthimin në Ukrainë të të gjitha pajisjeve ushtarake dhe armatimeve të njësive, që nuk i janë bashkuar ushtrisë së Rusisë.