Krimbi që po na i shkatërron kopshtet (Foto)

Një krimb që është në gjendje t’i bluaj pemët në kopsht është përhapur nga Londra dhe më gjerë, paralajmërojnë ekspertët.

Fun

27/08/2015 12:11

Krimbi bimë-shkatërrues është shumë i dëmshëm dhe po shkakton ‘kërdi’ në kopshte. Raportet mbi këtë lloj krimbi janë rritur kohët e fundit, ku raste ka pasur edhe në Kosovë.

Një numër i madh krimbash të tillë mund të pushtojnë një bimë, qoftë pemë, pishë apo diçka tjetër, dhe t’ia bluajnë gjethet e ta zhveshin bimën plotësisht para se ta merr vesh pronari, shkruan Lajmi.net.

Ekspertët besojnë se ky lloj krimbi e ka origjinën në Kinë dhe ka arritur në vendet e tjera duke fluturuar.

Një banor i fshatit Konjuh në Lipjan ka treguar për Lajmi.net se si ky lloj krimbi i ka shkatërruar pishat në kopsht për vetëm një ditë, pa e vërejtur fare.

“Pishat ishin në gjendje të shkëlqyer dhe papritmas gjethet e tyre u zhdukën për vetëm një ditë. Është sikur t’i kesh bluar ato, dhe jo të jenë tharë. Ne menduam se ato janë tharë vetë, por më pas vërejtëm që pishat ishin pushtuar nga disa krimba të gjelbër, të cilët po ua bluanin gjethet”, thotë ai.

Ai ka treguar atë çfarë ka bërë ky lloj krimbi në pishat e tij, duke na dërguar tri fotografi që tregojnë se pishat tani janë duke iu kthyer normales, pas spërkatjes me një lëng për mbytjen e tyre.

Përmes fotografive, ju mund ta shihni se çfarë i kanë bërë këta krimba këtyre pishave. (Lajmi.net)

11900030_10207530936102080_6656154203171771165_n11924249_10207531041944726_7378340531763868753_n11891186_10207531066785347_8583456167199864846_n