Krimbat e tokës janë të mërzitshëm apo jo? Por ata janë edhe rrezik i madh për tokën, ja pse

Një sipërfaqe e vogël e tokës mund të ushqejë deri në 2000 krimba, shumica e të cilëve janë invaziv por shkencëtarët deri më tani nuk e kanë treguar siç duhet rrezikun që vjen nga këta krimba.

Fun

07/05/2016 01:10

Një studim i publikuar ditëve të fundit në revisten biologjike invazive tregon se krimbat e tokës në të vërtetë janë grabitqarët e fidaneve dhe e pengojnë biodiversitetin pyjor, transmeton lajmi.net

“Është e rëndësishme të kuptohet ndikimi i krimbave të tokës sepse ata janë shumë të përhapur”, është shprehur në një deklaratë për shtyp Peter Kotanen, biolog evolucionist në Universitetin e Torontos.

Shumica e krimbave ushqehen me farat e bimëve dhe në njëfarë mënyre janë “përcaktues” se cila bimë mund të mbijë dhe të rritet.

“Aty ku krimbat e tokës janë të pranishëm mund të ketë rënie drastike të bimëve që rriten, ata përveç që ushqehen me farat e tyre, të njejten e bëjnë edhe me gjethet duke e bërë kështu të vështirë ruajtjen e lagështisë për bimët”, ka vazhduar Kotanen.

Kotanen dhe partneri i tij në studim Colin Cassin kanë konstatuar se ndikimi i krimbave të tokës është më i vogël sesa i brejtësve, por direkt ndikon në ndërrimin e ekosistemeve dhe nuk është më pak e rëndësishme.

Duke marrur parasysh rëndësinë e bimëve për ekosistemet, krimbat e tokës po shëndrrohen në një rrezik të madh për zhvillimin e tyre./lajmi.net