Krimb në produktin ushqimor në një market brenda Qendrës Studentore

Marktet e Kosovës vazhdojnë të mos kujdesen për konsumatorët dhe të shesin produkte ushqimore me insekte brenda tyre.

Lajme

16/01/2019 19:12

Konsumatorët e Kosovës nuk janë të sigurt se çfarë hanë, shkruan lajmi.net.

Raportimi i fundit vije nga një market që gjendet brenda Qendrës Studentore, ku në një produkt ushqimor është gjetur një krimb.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të lajmi.net, i cili thotë se është konsumator i këtij marketi.

Ky produkt është prodhim i kompanisë kosovare “EVKO”.

Lexo edhe: 

SKANDALOZE: Minjtë formojnë çerdhe në produktet ushqimore në “Viva Fresh”

Më poshtë ju sjellim fotografitë. /Lajmi.net/