Krim i ri i Boko haram, dogjën 16 fshatra e qytete

Grupi i armatosur islamik Boko haram ka shkatërruar plotësisht 16 qytete dhe fshatra në brigjet e Çadit, në pjesën verilindore të Nigerisë, njoftuan të enjten zyrtarë lokalë. 

Bota

08/01/2015 19:06

“Gjatë sulmit të djeshëm, islamikët kanë djegur tërësisht 16 qytete e fshatra, në mesin e të cilëve edhe qytetin Bagra, ku gjendet një bazë e madhe ushtarake”, tha Musa Bakar, zyrtar lokal në shtetin federal Borno.

Ai shtoi se qytetet e shkatërruara kanë rënë në duar të grupit islamik gjatë vikendit të kaluar. Qyteti Bagra është edhe selia e forcave multinacionale që përbëhet nga ushtarë të Nigerit, Nigerisë, Çadit dhe Kamerunit.